Ekonomia gjermane tkurret
BKT
Ekonomi

Ekonomia gjermane tkurret

Ekonomia gjermane u tkurr më shumë sesa pritej në tremujorin e parë, ndërsa kufizimet e koronavirusin i shtynë familjet të kursenin sa më shumë, treguan të dhënat.

Ekonomia më e madhe e Europës u tkurr me 1.8% në tremujor dhe me 3.1% në vit, deklaroi Zyra Federale e Statistikave. Ndërsa të dhënat e një sondazhi të Reuters kishin parashikuar një rënie më të ulët, përkatësisht prej 1.7% dhe 3.0%.

Të ardhurat e disponueshme të familjeve gjermane shënuan një rritje të lehtë, pasi qeveria investoi miliarda euro në skemat e mbrojtjes së punës dhe shpërndarjet e parave siç janë përfitimet shtesë të fëmijëve. Por kufizimet e lidhura me pandeminë gjithashtu e bënë më të vështirë për konsumatorët që t’i shpenzonin ato para.

“Rënia e konsumit është kolosale”, tha ekonomisti i VP Bank Group, Thomas Gitzel. Shpenzimet e familjeve ranë me 5.4% në tremujor ndërsa shkalla e kursimeve u rrit në një rekord të lartë prej 23.2%.

Investimet e ndërmarrjeve në makineri dhe pajisje shënuan një rënie të lehtë, megjithëse aktiviteti në sektorin e ndërtimit u rrit. Eksportet u rritën me 1.8% në tremujor ndihmuar nga kërkesa e fortë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina, ndërsa importet u rritën me 3.8%, që do të thotë se tregtia neto gjithashtu ndikoi në rënien e përgjithshme.

Të dhënat e PBB-së nga tremujori në tremujor krahasuar me një mesatare të Eurozonës prej -0.6 për qind, dhe rritje prej 0.4% në Francë, ndërsa ekonomia e Shteteve të Bashkuara, programi i vaksinimit i të cilës ka përparuar më shpejt, u rrit me 1.6%.

Nga viti në vit, ekonomia e zonës së euros u tkurr me 1.8%. Z. Gitzel i VP Bank tha që norma e infektimit në rënie dhe rritja e vaksinimeve do të thotë që ekonomia gjermane së shpejti do të kthehej në një gjendje më të mirë.

“Ne po shkojmë drejt një vere të relaksuar në të cilën shitësit me pakicë në qytetet gjermane mund të presin që konsumatorët të shpenzojnë sa më shumë prej parave të tyre”, përfundoi z. Gitzel.


MË SHUME NGA Ekonomi