11:20 / 31.05.2021
‘Taksa e miliarderëve’ mund të marrë miratimin para takimit të G7-së
Një marrëveshje botërore që do të vendoste një taksë minimale prej 15 për qind mbi fitimet e kompanive të mëdha ndërkombëtare të teknologjisë mund t’i jepet drita e gjelbër përpara takimit të shtatë vendeve më të zhvilluara.
Bisedimet midis presidentit amerikan Joe Biden, kryeministri britanik Boris Johnson dhe udhëheqësve të tjerë të G7-së janë ekuilibruar në mënyrë delikate ndërsa kërkojnë të arrijnë një marrëveshje kornizë përpara se të takohen në Gjirin Carbis më 11 qershor.























