Bashkimi Evropian 1.4 milion euro për modernizimin e anijeve të peshkimit
Bashkimi Evropian ka adresuar në buxhetin e vitit 2021 një grant prej 1.4 milionë eurosh për subvencionimin me 50 % të peshkatarëve, për shpenzimet për rinovimin e të gjithë pajisjeve për anijet e peshkimit.
Kryetari i Sindikatës së Peshkimit Klodian Kapiti thotë se në thirrjen e parë për aplikim nga 180 anije në aktivitet kanë përfituar fonde vetëm 60 peshkatarë, të cilët kanë anije peshkimi të paktën 10 metra:
Sipas Kapitit, granti nuk duhet të kushtëzohet vetëm në disa zëra për modernizimin e anijeve, sic janë veglat e gjuetisë, frigoriferët apo aparatura të ndryshme. Sipas tij shumë anije kanë nevojë për remont:
Qeveria shqiptare në iniciativat konkrete për mbështetjen e sektorit të peshkimit përmend heqjen e akcizës së karburantit si dhe heqjen e TVSH-së për disa lloje investimesh në blerjen e anijeve apo pajisjeve të tyre. Aktualisht eksportet e sektorit të peshkimit kapin vlerën 100 milion euro në vit, ndërkohë që për 3-4 vitet e ardhshme parashikimi është që eksportet e produkteve të detit të gjenrojnë të ardhura deri në 150 milion euro./rtsh























