BE ndan 50 milionë euro kredi për menaxhimin e pandemisë në Kosovë
BKT
Ekonomi

BE ndan 50 milionë euro kredi për menaxhimin e pandemisë në Kosovë

Komisioni Evropian ka ndarë 50 milionë euro kredi për Kosovën në kuadër të menaxhimit të pandemisë COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur në Twitter shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovë, Tomáš Szunyog duke shtuar se kjo është pjesa e dytë e vlerës prej 100 milionë euro.

“Komisioni Evropian sot ka shpërndarë 50 milionë euro si kredi në kuadër të Ndihmës Makrofiskale. Tashmë 50 milionë euro janë distribuar në Kosovë, që është totali prej 100 milionë euro. Kjo tregon se BE-ja vazhdon ta mbështet Kosovën në adresimin e sfidave socio-ekonomike të pandemisë COVID-19. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me autoritetet në Kosovë që të zbatojmë politikat për rikthimin dhe qëndrueshmërinë ekonomike”, shkruan Szunyog.

 


MË SHUME NGA Ekonomi