16:45 / 01.06.2021
Kontrolli teknik mjeteve, ndryshim rrënjësor në cilësi
Nisja e shërbimit publike pas përfundimit të koncesionit për kontrollin fizik të automjeteve, sipas Ministres së Transporteve, do të sjellë ndryshim rrënjësor në cilësi, por nuk do të sjellë ndryshim për tarifat që paguajnë qytetarët.
Veç investimeve për transformimin e shërbimeve, kjo Drejtori ka investuar dhe në rikonstruktimin apo ndërtimin e zyrave të reja rajonale, një prej të cilave dhe ajo e Laçit, që u inspektua dhe nga Kryeministri.
Pas 5 muajsh pezullim, një ditë më parë rinisi kontrolli i automjeteve që po kryhet në 14 qendra të Kontrollit Teknik në të gjithë vendin. Ky shërbim nuk do të jetë më i detyrueshëm për çdo vit, por prej 1 Janarit të 2021, do të kryhet 1 herë në 2 vjet.
Tv Klan























