Tkurrja ekonomike në BE u regjistrua me 1,7 për qind
BKT
Ekonomi

Tkurrja ekonomike në BE u regjistrua me 1,7 për qind

Produkti i brendshëm bruto (PBB), i cili shënoi rënie të ndjeshme për shkak të pandemisë COVID-19 që preku gjithë botën vitin e kaluar, ishte – 0,8 për qind për vendet e OECD-së në tremujorin e parë. Në këtë periudhë, tkurrja ekonomike u regjistrua si 1,7 për qind në Bashkimin Evropian dhe 1,8 për qind në Eurozonë.

Sipas të dhënave të përkohshme, Koreja e Jugut është rritur me 1,7 për qind në tremujorin e parë, ndërsa midis vendeve të OECD-së që shënuan rritje ishin edhe Franca me 1,5 për qind, SHBA-ja me 0,4 për qind dhe Kanadaja me 0,3 për qind.

Ndërkaq, vendi që ka shënuar tkurrjen më të madhe në mesin e OECD-së ishte Mbretëria e Bashkuar me 6,1 për qind. Sipas të dhënave të përkohshme, ekonomitë e Gjermanisë dhe Meksikës u tkurrën me 3,1 për qind.

Nga ana tjetër, shkalla e rritjes në tremujorin e parë ishte -1,8 për qind për Japoninë dhe -1,4 për qind për Italinë.


MË SHUME NGA Ekonomi