Taksa e pronës nuk dha efekt gjatë pandemisë
BKT
Ekonomi

Taksa e pronës nuk dha efekt gjatë pandemisë

Viti 2020 ka qenë një vit që ka goditur jo vetëm buxhetin e qeverisë qendrore, por edhe atë të qeverisjes lokale.

Sipas të dhënave të raportuara nga Instituti për Zhvillimin e Habitatit Co-Plan, bashkitë mblodhën 24.2 mld lekë, ose 5.3% më pak të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore, ndërkohë që qeveria stimuloi rritje të transfertave në masën e 91 miliardë lekëve, për të kompensuar humbjet edhe si masë për të zbutur rritjen e varfërisë gjatë pandemisë.

Rënia e fortë e burimeve të veta vendore u shënua në Bashkinë Lezhë, që grumbulloi 57.3% më pak të ardhura, ndërsa në krah të kundërt Pusteci e Puka patën performancë më të lartë.

Ndërkohë, edhe taksa e pronës, pavarësisht pritshmërive nga metodologjia e re, nuk dha efekte të dukshme në buxhetet e bashkive, ku për vitin 2020, të ardhurat nga kjo taksë ishin 3.8 mld lekë, me rënie 3.1% krahasuar me 2019-n.

Sipas bashkive, pesha që ka kjo taksë është dukshëm më e madhe në kryeqytet me 45.5 për qind, e ndjekur nga Durrësi me 5.4 %.

Sakaq, investimet publike u panë si zëri i parë për t’u shkurtuar gjatë vitit që lamë pas, ndërsa shpenzimet për personelin dhe shpenzimet operative u rritën, përfshi këtu edhe numrin total të punonjësve pësoi rritje me 2.7% krahasuar me vitin paraardhës.


MË SHUME NGA Ekonomi