Murati priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka pritur sot në takim njoftues ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë Shpresa Jusufi. Gjatë takimit u bisedua për rritjen e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Ministri Murati e njoftoi Ambasadoren Jusufi për masat që ka ndërmarrë Qeveria në luftën kundër pandemisë COVID-19, për hapat që do të marrë Qeveria për rimëkëmbjen e vendit si dhe për prioritetet të cilat dalin nga Plani i Qeverisë Kurti.
Ndërsa ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Kosovë Shpresa Jusufi e uroi Ministrin Murati për detyrën e re dhe e falënderoi për pritjen. Ajo gjithashtu shprehi gatishmërinë e saj dhe të shtetit të Maqedonisë së Veriut për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve me theks të veçantë bashkëpunimin ekonomi























