Agjencitë turistike të mbijetuara: Rrezikojmë falimentin
BKT
Ekonomi

Agjencitë turistike të mbijetuara: Rrezikojmë falimentin

Edhe pse fillimi i Qershorit kishte ndezur shpresat se një pjesë e shqiptarëve mund të udhëtonin jashtë për turizëm, kufijtë me vendet e Bashkimit Europian vazhdojnë të mbeten të mbyllur.

Agjencitë turistike thonë se kanë kosto të mëdha për bllokimin e daljeve drejt Greqisë, Italisë apo Spanjës, pasi tashmë po përballen me fatura të rezervimeve të bëra një vit më parë të cilat janë mbartur për t’u bërë këtë vit. Kjo po rrezikon falimentin e operatorëve që i kanë mbijetuar pandemisë.

“Jemi si ishull. Kemi shumë detyrime parapagime që janë bërë që vjet që duhet të përmbushim dhe kjo situatë na ka shkaktuar humbje më të thella”, tha Besnik Vathi.

Rastin më absurd ata e konsiderojnë me shtetin grek, ku numrat e infektimeve ditore aty dhe në Maqedoninë e Veriut janë më të ulëta se tek ne, por kufiri është i mbyllur për Shqipërinë dhe i hapur për Maqedoninë.

“Greqia është rast absurd. Ne i kemi shifrat e infektimeve më të ulëta, është një destinacion që kërkohet dhe duhet të jetë kufiri i hapur. Nuk kemi zyrtarisht asnjë datë.”

Sot shqiptarët edhe nëse janë të vaksinuar mund të udhëtojnë vetëm në 3 vende të rajonit: Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mal i Zi ndërsa destinacione më të largëta por të arritshme mbeten Turqia, Emiratet Arabe dhe Egjipti.

Tv Klan


MË SHUME NGA Ekonomi