Mbahet takimi vjetor rajonal për administrimin e të hyrave
Sot përmes platformës virtuale është mbajtur takimi vjetor koordinues lidhur me administrimin e të hyrave dhe reformat në menaxhimin e financave publike në Evropën Juglindore ku janë adresuar reformat në Administratën Tatimore të Kosovës. Ky program i zhvillimit të kapaciteteve të FMN-së mbështetet nga BE dhe Zvicra.
Pjesë e këtij takimi si çdo vit tjetër ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, në të cilin ka prezantuar reformat për vitin 2020, të cilat ATK ka nisur ti implementojë në mbledhjen e detyrueshme, menaxhimin e rrezikut të përmbushjes, rimbursimin e automatizuar, Strategjia për Përmirësimin e Kontrollit 2020-2022, si dhe zëvendësimin e sistemit të Teknologjisë Informative. Po ashtu, në këtë takim janë prezantuar edhe kërkesat për zhvillimin e kapaciteteve deri në fund të projektit (Prill 2022) dhe prioritetet afat-mesme (2022-2025).
Drejtori Murtezaj gjatë pjesës së prezantimit të tij, përmendi edhe ndikimin që ka shkaktuar pandemia në dinamikën e zhvillimit të planifikimeve strategjike.























