Aeroportet turke regjistrojnë 30 milionë pasagjerë
BKT
Ekonomi

Aeroportet turke regjistrojnë 30 milionë pasagjerë

Gjatë periudhës janar-maj, aeroportet e vendit shërbyen gjithsej 18,4 milionë pasagjerë vendas dhe 11 milionë ndërkombëtarë, treguan të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Shtetëror të Aeroporteve (DHMI).

Numri i pasagjerëve ajrorë në Turqi, përfshirë udhëtarët transit, arriti në 30 milionë në pesë muajt e parë të vitit 2021, njoftoi autoriteti i aeroporteve të vendit.

Gjatë periudhës janar-maj, aeroportet e vendit shërbyen gjithsej 18,4 milionë pasagjerë vendas dhe 11 milionë ndërkombëtarë, treguan të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Shtetëror të Aeroporteve (DHMI).

Aeroportet në vend shërbyen 467.160 aeroplanë, përfshirë fluturimet transit. Trafiku i ngarkesave ajrore regjistroi rreth 1 milionë tonë, sipas shifrave të DHMI-së.

Aeroportet kryesore më të mbingarkuara, Aeroporti i Stambollit dhe Aeroporti Ataturk, të dyja në qytetin më të madh metropolitan të vendit, regjistruan në total 19.808 aeroplanë gjatë së njëjtës periudhë.

Vetëm në maj, Turqia shërbeu 5,5 milion pasagjerë, 82.120 aeroplanë dhe 227.232 tonë shërbime postare dhe ngarkesa.


MË SHUME NGA Ekonomi