Në katër muajt e parë vlera e eksportit të mallrave është 2.739 miliardë
BKT
Ekonomi

Në katër muajt e parë vlera e eksportit të mallrave është 2.739 miliardë

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar – prill 2021, është 2 739 362 000 dollarë dhe shënon rritje prej 53,7 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

 Vlera e mallit të importuar, në janar-prill të vitit 2021, është 3 704 130 dollarë, që është për 46.8 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Deficiti tregtar, në janar-prill të vitit 2021, është 964 769 000 dollarë amerikanë, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.

“Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport, pjesëmarrje më të madhe kanë: katalizatorët e transportuesve me metale fisnike ose komponimet e tyre, grupe të përçuesve për ndezje dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesë nga ulëset nga nëngrupi 821.1 dhe feronikeli. Në importin më së shumti janë të përfaqësuara platina dhe legurat e platinës, të papërpunuara ose në pluhur, vajrat e naftës dhe vajrat e përfituara nga mineralet bituminoze (përveç lëndës së parë) dhe produkte keramike për përdorim laboratorik, kimik dhe industrial”, thuhet në kumtesën e ESHS-së.

Në periudhën janar-prill të vitit 2021, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Kinën


MË SHUME NGA Ekonomi