FMN mban takimin e radhës konsultues me sektorin bankar në Kosovë 
BKT
Ekonomi

FMN mban takimin e radhës konsultues me sektorin bankar në Kosovë 

Shoqata e Bankave të Kosovës mbajti takimin e radhës me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në këtë takim u diskutuan zhvillimet e fundit ekonomike në vend, masat lehtësuese dhe ndikimi i pandemisë COVID-19, si dhe stabiliteti financiar i tregut në Kosovë.

Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës Z. Petrit Balija prezantoi performancën e sektorit bankar për tremujorin e parë të vitit 2021 duke potencuar një stabilitet të mirë të sektorit bankar dhe rritje të kreditimit si për bizneset ashtu edhe për ekonomitë familjare.

Në takim u tha që depozitat në sektorin bankar po ashtu kanë shënuar rritje të vazhdueshme duke krijuar likuiditet të mjaftueshëm në sektor, cilësia e portofolit kreditor mbetet e mirë si dhe treguesit e mjaftueshmërisë së kapitalit janë përmirësuar edhe më tutje.  

Anëtarët e Bordit të SHBK-së i adresuan një sërë çështjesh të cilat do të ndihmonin në avancimin e sektorit bankar dhe rritjes së qasjes në financa përfshirë këtu edhe nevojën për të miratuar draft ligjin për Bankat, implementimin e vlerësimit të kredisë së vendit (country rating), etj. Të pranishmit u dakorduan për të vazhduar konsultimet më të detajuara për çështje tjera specifike në ditët në vijim.


MË SHUME NGA Ekonomi