Si ndikoi COVID 19 ne familjet dhe bizneset në Kosovë
BKT
Ekonomi

Si ndikoi COVID 19 ne familjet dhe bizneset në Kosovë

UNDP, së bashku me UN Women dhe UNFPA, zhvilluan Vlerësimin e Tretë të Ndikimit Socio-Ekonomik (SEIA) në mars 2021, për të kuptuar se si pandemia ka ndikuar në familjet dhe bizneset në Kosovë me kalimin e kohës, dhe si vazhdimësi e vlerësimit të parë dhe të dytë që u zhvilluan në maj dhe nëntor 2020.

Këto të dhëna dhe vështrime kanë për qëllim, për të informuar, drejtuar dhe mbështetur planifikimin e përgjigjeve dhe adresimin e ndikimeve të pandemisë. Për më tepër, synohet të identifikohen boshllëqet gjinore në përgjigjen e vazhdueshme, dhe të shërbejnë si një vlerësim bazë për ndërhyrje më të shpejta dhe më të ndjeshme në këtë fushë nëse ndodhin eskalime te tjera në të ardhmen.

Vlerësimi i tretë ka treguar edhe një herë se përtej efekteve socio-ekonomike që ka COVID-19 në të gjitha grupet, ndikimet e tij ndihen në mënyrë disproporcionale nga gratë. Kjo do të thotë që kriza mund të ndryshojë progresin e kufizuar që është bërë në barazinë gjinore dhe të drejtat e grave në dekadat e fundit.    

Edhe vlersimi i tretë i Ndikimit Socio-Ekonomik prap tregon që gratë përballen me papunësi, varfëri ekonomike, humbje të të ardhurave, më shumë biznese në pronësi të grave krahasuar me bizneset në pronësi të burrave e kanë të vështirë të përballojnë pandeminë dhe ndikimet e tjera ekonomike, duke rrezikuar përfitimet e brishta të bëra për fuqizimin ekonomik të grave.

Humbjet e vendeve të punës janë akoma në të njëjtin nivel me nëntorin e vitit 2020, ku 11% e të anketuarve raportuan se kishin humbur vendet e tyre të punës, krahasuar me 8% në maj të vitit 2020. Shumica e atyre që kishin humbur punën ende nuk morën mbështetje financiare ose përfitime të papunësisë nga institucionet ose komunat.

Edhe pse puna e papaguar e kujdesit shtëpiak ishte bërë kryesisht nga gratë para fillimit të COVID-19, pandemia ka ngarkuar në mënyrë disproporcionale gratë me punë, duke theksuar urgjencën për të adresuar ekonominë e kujdesit në të gjitha përpjekjet e rimëkëmbjes ekonomike. Dy herë më shumë gra kanë raportuar rritje të orëve të shpenzuara për punët e shtëpisë (16%) krahasuar me burrat (8%), gratë gjithashtu i kanë kushtuar më shumë orë lojës ose mësimit me fëmijë (9%) krahasuar me burrat (6%), ndërsa 51 % e burrave gjithashtu kanë deklaruar se zakonisht nuk merren me gatim.

Rezultatet midis tre raundeve të SEIA tregojnë se efektet psikologjike të shkaktuara nga COVID-19 janë ulur nga kulmi i saj në nëntor 2020. Në mars 2021, 23% deklaruan se shëndeti i tyre psikologjik ose mendor ishte prekur, krahasuar me 36% në nëntor 2020 dhe 28% në maj 2020.

Lidhja e ngushtë midis pandemisë COVID-19 dhe dhunës në familje është akoma e dukshme siç shihet edhe në dy vlerësimet e mëparshme. Mbi gjysma e të anketuarve në vlerësimin e fundit përceptuan se dhuna në familje është rritur që nga përhapja e pandemisë, 52% krahasuar me 59% në nëntor 2020 dhe 56% në maj 2020. 27% nuk dinin ku të kërkonin ndihmë dhe mbështetje nëse përjetonin dhunë në familje.

Bizneset e Kosovës janë prekur negativisht nga pandemia me ndikim të rëndësishëm në punën e tyre të përditshme. Pas masave kufizuese, 56% e bizneseve kishin ndaluar aktivitetet e tyre plotësisht në maj 2020 përderisa në mars 2021, vetëm 13% e bizneseve raportuan se kishin ndaluar plotësisht aktivitetet e tyre. 41% e bizneseve deklaruan që ndikimi financiar i pandemisë ishte shumë negativ.

Kundërshtimi ndaj masave kufizuese është rritur gjithashtu gradualisht që nga maji i vitit 2020 kur 22% kundërshtuan deri diku. Në nëntor 2020, 58% e bizneseve kundërshtuan kufizimet deri në një masë dhe në mars 2021, 61%.

Kur të krahasohen të dhënat mbi tre raundet e vlerësimit, duket se bizneset në Kosovë janë më të sigurta në aftësitë e tyre përballuese në mars 2021 krahasuar me nëntorin dhe majin e vitit 2020. Sidoqoftë, shumë më pak biznese në pronësi të grave kanë deklaruar se biznesi i tyre mund të përballojë situatën aktuale të pandemisë për më shumë se gjashtë muaj (21%) krahasuar me bizneset në pronësi të burrave (32%).

Gjetjet e këtij studimi do të ndihmojnë për të analizuar më shumë ndikimin e pandemisë COVID-19 mbi familjet dhe bizneset në Kosovë dhe për të kuptuar se në cilat zona (individë, familje ose biznese) të përqendrohet ndihma.

Vlerësimi i Ndikimit Socio-Ekonomik (SEIA), u realizua nga UNDP, së bashku me UN Woman dhe UNFPA.


MË SHUME NGA Ekonomi