VIDEO-Shëngjini gati të pres turistët nga Kosova
BKT
Ekonomi

VIDEO-Shëngjini gati të pres turistët nga Kosova

Shqipëria i ka bërë të gjith përgaditjet që të pres turistët nga Kosova.

Për këtë pritje rol të rëndësishëm kanë edhe Bashkitë e Shqipërisë të cilat i kanë bërë të gjitha përgaditjet që vëllezërit nga Kosova të mirëpriten sa më mirë.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, tha për RTK, se kanë punuar shumë që të përmirësohen kushtet për pushuesit nga Kosova.

"Mbi 65% e pushuesve në Shëngjin janë nga Kosova dhe këtë mund ta quajmë edhe plazh i Kosovës", tha ai.

Kurse Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), njëherit kryetar Shoqatës së Transportit rrugor të udhtarëve, tha për RTK se Shqipëria është vend vëllazëror për neve kosovarëve dhe për këtë të gjitha bashkitë janë gati për sezonën verore.

"Pandemia vitin e kaluar goditi rëndë ekonominë, e sidomos turizmin. Ajo ka bërë që të kemi shumë humbje të mëdha. Këtë vit ne po përpiqemi të kthejmë imazhin për turizëm. Ne edhe këtë vit, si herave të tjera jemi bërë bashkë për të zhvilluar tuizmin në Shqipëri. Motoja "Pusho Shqip", na bashkon gjithë shqiptarëve", tha Kurtishaj. Sipas tij ka rritje të kërkesave për të.kaluar pushumet në Shqipëri.

 


MË SHUME NGA Ekonomi