Dogana nis hetimet ndaj zyrtarit që u xhirua duke vozitur 200km/h
BKT
Ekonomi

Dogana nis hetimet ndaj zyrtarit që u xhirua duke vozitur 200km/h

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka hapur procedurat hetimore për tejkalim të shpejtësisë ndaj një zyrtari të saj, i cili u pa në një video të publikuar në media, duke vozitur me shpejtësi të madhe.

Dogana u ka bërë thirrje qytetarëve që të lajmërojnë të gjitha rastet kur shohin keqpërdorime.

Ky institucion ka harruar që në fakt edhe qytetari që po xhironte po voziste me të njëjtën shpejtësi, e madje shihet edhe duke e kaluar atë.

“Prishtinë  18 qershor 2021 pas publikimit të një video, ku shihet një automjet i doganës me shpejtësi të madhe, dogana ka hapur hetimet e brendshme për zyrtarin  e dyshuar.

Dogana ju bën thirrje qytetarëve që të lajmërojnë të gjitha raste ku shohin keqpërdorime ashtu që me ndihmën tuaj të mos lejohet asnjë keqpërdorim potencial”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Ekonomi