OAK dhe bizneset anëtare mbajnë takim të përbashkët me ministren Hajdari

OAK dhe bizneset anëtare mbajnë takim të përbashkët me ministren Hajdari

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) do të presin në takim ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe bizneset anëtare.

Qëllimi i përbashkët i këtij takimi është që bizneset të kenë mundësinë që të ofrojnë ide dhe propozime se si mund të ngritën kapacitetet prodhuese të cilat do të ndikojnë edhe në ngritjen e nivelit të punësimit në sektorët e industrisë.

Nga OAK kanë njoftuar se në këtë takim të ftuar janë të gjitha bizneset e industrisë.

Takimi i përbashkët do të mbahet në ora 10:00 në zyrat e OAK-ut.