OAK takim të përbashkët me Ministrin e Bujqësisë dhe bizneset anëtare

OAK takim të përbashkët me Ministrin e Bujqësisë dhe bizneset anëtare

Sot u mbajt takimi i përbashkët i bizneseve anëtare të OAK-së me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Paraqitja e rezultateteve konkrete nga hulumtimi i OAK-së  për importin dhe eksportin e produketeve bujqësore dhe blegtorale në Kosovë, rishqyrtimi i kërkesës për Lejimin e Normës së ulur të TVSH-së, ndryshimi i Udhëzimit Administrativ për kufizimin e tokave, sipërfaqës dhe kohës, krijimi i produketeve strategjike, ndryshimi i mënyrës së subvencionimit dhe orientimi në zona të caktuara, Ndryshimi i Udhëzimeve Administrative për dhënien e tokave me qira, kalimi i AUV nën ombrellën e Ministrisë së Bujqësisë, kalimi i Institutit të Bujqësisë në kuadër të Fakultetit të Bujqësisë, diskutimi i projektligjit për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe atij për Pyje, ishin disa nga çështjet kryesore të cilat u diskutuan në mes bizneseve anëtare të OAK-së dhe Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Pecit.

Kryetari i Bordit të OAK-së Skënder Krasniqi përgjatë këtij takimi falënderoj bizneset pjesëmarrëse në takim dhe Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Pecin, për dëgjimin e kërkesave dhe problemeve të bizneseve. Krasniqi, përgjatë këtij takimi paraqiti edhe rezultatet e hulumtimit lidhur me Importin dhe Eksportin e produkteve bujqësore dhe blegtorale në Kosovë të paraqitura në vlera sasiore dhe financiare përgjatë tri viteve të fundit përderisa theksoi se bujqësia e zhvilluar është një nga faktorët e sigurisë së vendit.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, falënderoj OAK-në për organizimin e këtij aktiviteti të përbashkët me bizneset me qëllim të dëgjimit të kërkesave dhe problemeve të këtij sektori. Ministri Peci, poashtu theksoi se Bujqësia është një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe se mbetet shqetësuese prodhimi i ulët i produketeve bujqësore dhe vlera e lartë e importimit të këtyre produkteve nga vendet e huaja.

E Dekani i Fakultetit të Bujqësisë Bedri Dragusha, përgëzoj OAK-në për organizimin e këtij aktiviteti përderisa theksoi gaditshmërinë e Fakultetit të Bujqësisë për të ndihmuar Ministrinë dhe gjithë komunitetin e Kosovës në fushën e bujqësisë.

Me këtë rast, Idriz Zejnullahu nga biznesi “Guri” theksoi problematikën me të cilën po ballafaqohet sektori i gurthyesëve që edhe më tutje punojnë me Udhëzime Administrative. Zejnullahu, poashtu paraqiti edhe problemin me qiratë e larta dhe zgjerimin e sipërfaqëve.

Përderisa, Kushtrim Ajvazi nga kompania “Pestova” kërkoi nga Ministria e Bujqësisë përkrahje për sigurimin e kulturave bujqësore dhe heqjen e akcizës së derivative për fermerët.

Përgjatë këtij takimi të përbashkët të gjithë të pranishmit kishin mundësinë që të parashtronin pyetjet dhe problemet e tyre si dhe të japin propozime konkrete për tejkalimin e kësaj situate.