Qershori, muaji i grave konsunmatore

Qershori, muaji i grave konsunmatore

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK, u trajtua tema për konsumin, me ç’rast u bë e ditur se muaji qershor është konsideruar si muaji i grave konsumatore dhe pikërishte për këtë temë në këtë emision janë ftuar të flasin mysafirët Fatbardha Restelica dhe Dardan Abazi nga Instituti INDEP.

Fatbardha Restelica, aktiviste,  foli për historikun e organizatës INDEP, që nga themelimi i saj, që nga viti 2011, ku përveç tjerash ajo theksoi një mori projektesh të inicuara e të zbabtuara nga kjo organizatë e ku vlen të theksohet projekti PAKT, që si synim ka vetëdijësimin e konsumatorëve dhe mbrojtjen e tyre, si dhe në studimin e konsumit, si në baza ekonomike, ashtu edhe në baza gjinore.

“Gjatë hulumtimit që kemi bërë si organizatë brenda vitit 2020, kemi vërejtur hendekun që ekziston në mes të konsumatorëve në baza gjinore, konsumatorëve gra dhe konsumtaorëve burra dhe, për këtë qëllim, për të ulur hendekun mes tyre kemi vendosur që muaji qershor të shapellet muaji i konsumatorëve gra”, theksoi mes tjerash Fatbardha Restelica.

Ndërsa Dardan Abazi, duke theksuar dallimin e theksuar mes burrave dhe grave në konsumin ditor, ai shtoi se gratë, megjithatë, përbëjnë një element të rëndësishëm në ekonominë familjare.

“Duek vërejtur hendekun e madh në me konsumatorëve mes gjinive, ne mendojmë se gratë janë agjentë të rëndësishëm në fushën e tregtisë dhe ekonomisë familjare, sepse janë ato që vendosin në ekonominë familjare, të cilat vendosin në blerjen e gjërave jo vetëm ushqimore, por edhe gjësendeve të tjera të rëndësishme familjare”, shtoi ai.

Më tej ai shtoi se pabarazia mes grave e burrave vërehet edhe në këtë segment ku gjësendet e grave ekspozohen në qoshe të dyqaneve, ndërkohë që gjesendet e burrave  eskpozohen në fillim, pranë arkave.

Tutje ai theksoi se si organizatë është menduar se meqë gratë përbëjnë gjysmën e shoqërisë dhe meqë ato kanë rol vendimtar në shoqërinë tonë, ashtu edhe në fushën e konsumimit të kenë rolin e vet, duke vënë muajin qershor si muaj i konsumatorëve gra, si një shenjim interesant e meritor për gratë në shoqërinë tonë./RTKLive