Hajdari: Marrëveshje bileterale mes shteteve për çështjen e pronave
BKT
Ekonomi

Hajdari: Marrëveshje bileterale mes shteteve për çështjen e pronave

Ish-drejtori menaxhues në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari, thotë tha se AKP-ja nuk ka mundur përmes procedurave ligjore administrative, as të kthejë e as të lirojë pronat e ndërmarrjeve të Kosovës, jashtë shtetit.

Ai tregon se kishin krijuar edhe një departament të veçantë për trajtimin e këtyre çështjeve, por që nuk kishin arritur të kenë ndonjë sukses.

AKP-ja, shton Hajdari, nuk e ka fuqinë e duhur ligjore e as mundësitë që të ndjekë këto raste në mënyrë të duhur, nëpër gjykatat gjegjëse në këto vende ku janë pronat e Kosovës.

Për këtë arsye, ai thotë se kjo duhet të rregullohet përmes niveleve qendrore të shteteve.

“Mendoj që kjo duhet të rregullohet në nivel qeveritar, në nivel dy shteteve me marrëveshje bilaterale, duke bërë një balancim të pronave dhe pretendimeve që ka Kosova me Malin e Zi, apo me shtetet ku janë pronat e Kosovës”, thotë ai.

Ai kujton se në kohën kur drejtonte AKP-në, në takimet zyrtare, që kanë pasur me ato shtete, ka ekzistuar gatishmëria dhe ka pasur edhe propozim, që këto çështje t’iu lihen në dorë niveleve qendrore.

“Shumë shpesh gjykatat nuk i kanë dhënë trajtim të barabartë lëndëve të AKP-së dhe përfaqësuesve ligjorë të AKP-së. Gjithmonë jemi ndjerë të nënçmuar gjatë këtyre procedurave dhe proceseve gjyqësore. Pse të harxhohet mund e mjete financiare ku, me një vlerësim të duhur të këtyre pronave, ulen i sinkronizojnë këto dy shtete dhe me vonë e bëjnë një marrëveshje për kompensim”, thotë Hajdari.

Hajdari shton se asnjëra nga këto shtete, ku janë pronat e Kosovës, nuk e ka gatishmërinë më të vogël për të liruar pronat.


MË SHUME NGA Ekonomi