SHBK mirëpret miratimin e projektligjit për nënshkrimin elektronik
BKT
Ekonomi

SHBK mirëpret miratimin e projektligjit për nënshkrimin elektronik

Shoqata e Bankave të Kosovës e ka mirëpritur miratimin e projektligjit për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Dixhitalizimi i shërbimeve kontribuon drejtpërdrejtë në qëndrueshmërinë ekonomike dhe sociale,
andaj krijimi i një mjedisi të përshtatshëm që ofron sigurinë e transaksioneve elektronike është
një domosdoshmëri për zhvillimin e ekonomisë dixhitale, vlerëson SHBK.

Shoqata e Bankave të Kosovës ka punuar dhe ka avokuar në çështjen e identifikimit elektronik
dhe nënshkrimit elektronik për disa vite me radhë, dhe kjo çështje ka qenë një nga prioritetet
kryesore për avokim tek institucionet dhe autoritetet përkatëse shtetërore me anë të grupeve
punuese.
Miratimi i kornizës së re ligjore të identifikimit elektronik dhe shërbimeve të besuara në
transaksionet elektronike do të jetë ndihmë e madhe juridike ndaj bizneseve, konsumatorëve
dhe shoqërisë duke eliminuar barrierat e mëparshme për zbatim konkret", thuhet në komunikatën e SHBK-së. 


MË SHUME NGA Ekonomi