Trimëria në kapelat autoktone amerikane
BKT
   Histori

Trimëria në kapelat autoktone amerikane

Kapuçat e luftës së indianëve amerikanë nuk ishin vetëm një shfaqje shumëngjyrëshe e kulturës dhe traditave, ishin gjithashtu një simbol i respektit të madh që i jepej një individi të caktuar nga fisi ose udhëheqësit shpirtërorë.

Këto kapela, fillimisht, ishin veshur në përleshje fisnore dhe beteja të mëdha, megjithatë, me kalimin e kohës domethënia e tyre është zvogëluar në një përkujtim ceremonial, i asaj që dikur ishte e barabartë me një kurorë në kulturën indiane.

Kapuçi i luftës përfaqëson pendët e një shqiponje, një zog i cili është bërë sinonim i luftëtarëve indianë dhe sinonim i patriotizmit për territor.

Puplat në kokë nuk bleheshin apo mbledheshin; secila prej këtyre pendëve duhej të fitohej nga veprime të shërbimit të komunitetit, ose duke shfaqur trimëri shembullore përballë betejës.

©History Daily

Në disa raste, kryepleqtë e fiseve ose pleqtë shpirtërorë do t’i jepnin këto pendë dikujt në komunitet si rezultat i shërbimeve të tyre drejt mirëqenies së përgjithshme të popullit të tyre, të cilat përfshinin arritje politike ose diplomatike, të tilla si marrëveshje thelbësore, ose marrëveshje paqeje.

Një ushtar që lufton në vijën e frontit gjatë gjithë jetës së tij mund të përfundojë vetëm me dy pendë, ose në raste të rralla tri sosh, si mirënjohje për guximin dhe punën e tij. Më pas, luftëtarët do t’i përfshinin këto pendë të fituara në një kapelë, të cilën më pas do ta vishnin me shumë krenari.

Tradicionalisht, shumica e modeleve të kapelave ishin të rezervuara vetëm për disa individë të zgjedhur nga udhëheqësit shpirtërorë ose politikë të fiseve, mbi të cilët i gjithë komuniteti do të arrinte një konsensus.

©History Daily

Puplat e shqiponjës përfaqësojnë formën më të lartë të nderit dhe respektit në traditat e indianëve. Këto pupla bëjnë pjesën më të madhe të mbulesave të luftës të veshura nga pothuajse të gjitha figurat kryesore në kulturën indiane. Llojet e tjera të kaskave të stilit të rrafshët janë mbulesa e pendës së shqiponjës, flakadaja, dhe mbulesa e pendës që lëkundet.

Një nga luftëtarët më me ndikim të Cheyenne, i cili luftoi në mënyrë heroike në luftërat indiane të viteve 1860, ishte Roman Nose, i cili njihej për mbajtjen e një kapuçi lufte, të zbukuruar dhe të shquar, që gjoja e mbronte atë gjatë betejave.

Roman Nose

Legjendat thonë se, në disa raste, Roman Nose mbante kapuçin e tij për të luftuar dhe endej para e prapa ushtarëve të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, duke shpëtuar i padëmtuar, pavarësisht se u qëllua disa herë./HistoryDaily