Qeveria shqiptare merr 100 mln euro borxh për energjinë
BKT
Ekonomi

Qeveria shqiptare merr 100 mln euro borxh për energjinë

Qeveria shqiptare do të marrë 100 milionë euro kredi të butë për sistemin elektroenergjetik.

Marrëveshja me bankën shtetërore gjermane KfW u miratua në parlament dhe për ministren e Financave, Anila Denaj ka si qëllim reformimin e këtij sektori.

“Kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme për të vijuar më tej me reformën e energjisë, një reformë që ka qenë lajtmotivi dhe objektivi i qeverisë Rama që në mandatin e tij të parë”, u shpreh Anila Denaj, ministre e Ekonomisë dhe Financave, njofton euronews.albania.

Sipas ministres, reformimi do të përfshijë ndarjen e OSHEE nga OST, hapjen graduale të tregut të shitjes me pakicë dhe krijimin e një tregu konkurrues të energjisë.

Kjo nuk është hera e parë që KESH merr kredi. Në vitin 2016, BERZH i dha korporatës 218 milionë euro kredi për të mbështetur reformat e saj për ristrukturimin.

Me kredinë e miratuar këtë të enjte, KESH ka marrë mbi 300 milionë euro hua me qëllim ristrukturimin.


MË SHUME NGA Ekonomi