“Nike”, “Adidas” dhe “Tomy Hilfinger”, markat më të falsifikuara në Kosovë
BKT
Ekonomi

“Nike”, “Adidas” dhe “Tomy Hilfinger”, markat më të falsifikuara në Kosovë

“Nike”, “Adidas”, si dhe “Tomy Hilfinger”, janë markat më të falsifikuara që janë shitur në dyqanet e Kosovës në periudhën janar- qershor 2021. Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, drejtor i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Agron Llugaliu.

Po ashtu, ai ka dhënë detaje edhe për sasinë e secilës markë të konfiskuar në dyqanet tregtare. “Për periudhën janar-qershor të vitit 2021, Dogana e Kosovës ka konfiskuar mallrat me markat tregtare të falsifikuara si: 18 raste për ‘Nike’, me 4 236 copë, 14 raste ‘Adidas’ me sasi 2 131 copë, 7 raste ‘Tommy Hilfiger’ me sasi 2 130 copë, 5 raste ‘Hugo Boss’ me sasi 1 277, 4 raste  ‘Chanel’ me sasi 5 740 copë, 3 raste ‘Calvin Klein’ me sasi 914 copë, 3 raste ‘Puma’ me sasi 119 copë,  3 raste ‘Levi’s’ me sasi 71 copë, 3 raste ‘Hobby’ me sasi 33 660 copë, dy raste ‘Apple’ me sasi 29 copë, dy raste ‘Prada’ me sasi 99 copë, si dhe dy raste ‘Gucci’ me sasi 1 625 copë, etj.”,  ka deklaruar Llugaliu për gazetën “Epoka e re”


MË SHUME NGA Ekonomi