Aeroporti i Stambollit “Sabiha Gokçen” shënoi numri më të lartë mujor
BKT
Ekonomi

Aeroporti i Stambollit “Sabiha Gokçen” shënoi numri më të lartë mujor

Me 2.2 milionë pasagjerë në qershor Aeroporti Ndërkombëtar i Stambollit “Sabiha Gokçen” arriti numrin më të lartë mujor të pasagjerëve si gjatë periudhës së epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) ashtu edhe gjatë vitit 2021.

 

Numri i përgjithshëm i pasagjerëve në Aeroportin “Sabiha Gokçen” për 6 muaj ishte 8.857.254.

Në gjysmën e parë të vitit, 6.2 milionë pasagjerë vendas dhe 2.6 milionë ndërkombëtarë kaluan përmes Aeroportit “Sabiha Gokçen”. Në qershor, kjo shifër ishte 1.573.680 pasagjerë vendas dhe 631.481 ndërkombëtarë.

Sipas këtyre shifrave, numri i përgjithshëm i udhëtarëve u rrit me 17 për qind në 6 muajt e parë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në linja të brendshme u rrit me 30 për qind.

Numri i fluturimeve në qershor gjithashtu shënoi rekord. Një total prej 15 mijë e 615 fluturimesh u zhvilluan muajin e kaluar, krahasuar me 66 mijë e 409 në 6 muajt e parë.


MË SHUME NGA Ekonomi