16:44 / 10.07.2021
Afër tetë mijë qytetarë u vaksinuan gjatë 24-orëve të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë vaksinuar 7.741 qytetarë.
Deri më sot, dozën e dytë të vaksinave kundër COVID-19 e morën 63.529 qytetarë.
Gjithsej deri tani në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 252.938 persona.
Në raportin 24-orësh të MSH-së, bëhet e ditur se nga 1.347 testime, 7 prej tyre rezultuan pozitive.
Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 134.























