Bankat komerciale nënshkruajnë memorandum për Bonot e Diasporës
BKT
Ekonomi

Bankat komerciale nënshkruajnë memorandum për Bonot e Diasporës

Gjatë javës së parë të korrikut, bankat komerciale partnere kanë nënshkruar memorandum për Bonot e Thesarit së bashku me Ministrinë e Financave dhe Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Bonot e diasporës janë bono të lëshuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës për mërgimtarët dhe gjithë qytetarët e saj, ku periudha e shpalljes së ankandit për investim është nga data 21 korrik 2021 deri më 18 gusht 2021, dhe ka datë të shlyerjes/transaksionit 20 gusht 2021. Në këtë ankand, do të emetohen Bono me maturitet 3 dhe 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro. Bonot e Diasporës do mund të rrisin financimin e zhvillimit dhe do jenë mjet katalizator për mobilizim të kapitalit të diasporës.

Bankat komerciale përmes rritjes së investimeve dhe burimeve të financimit mundësojnë zhvillimin e mëtejmë të tregut të letrave me vlerë, të cilat kanë rëndësi tejet të madhe për krijimin e kushteve për rimëkëmbje sa më të shpejtë ekonomike. Pjesë e kësaj marrëveshje të nënshkruar janë: Banka Ekonomike, Banka Kombëtare Tregtare, Banka për Biznes, NLB Banka, ProCredit Bank, Raiffeisen Bank.


MË SHUME NGA Ekonomi