Ndikimi i subvencioneve dhe granteve në prodhimin bujqësor
Instituti GAP organizon tryezë diskutimi me temë: "Ndikimi i subvencioneve dhe granteve në prodhimin bujqësor ”.
Instituti GAP mban tryezën e rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti ”Ndikimi i subvencioneve dhe granteve në prodhimin bujqësor”
Duke qenë se bujqësia luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e bilancit tregtar, rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të vendit, Instituti GAP ka analizuar ndikimin e politikave qeveritare në zhvillimin e këtij sektori, sikurse Plani për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural 2007-2013 dhe Programi Zhvillimor 2014-2020. Qeveria e Kosovës deri më tani ka shpërndarë çdo vit rreth 48 milionë euro për grante dhe subvencione.
Por, cili ka qenë ndikimi i këtyre programeve mbështetëse në përmirësimin e strukturës dhe rritjes së prodhimtarisë bujqësore? Në dy raporte të ndara, Instituti GAP ka analizuar pagesat direkte dhe nivelin e prodhimit të kulturave bujqësore.























