13:41 / 15.07.2021
KKT miraton lejen për tunelin e Llogarasë
Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi këtë javë një listë të gjatë me vendime që japin leje ndërtimi apo zhvillimi në disa projekte të rëndësishme qoftë në infrastrukture, energji apo turizëm.
Në listën e publikuar të KKT rezulton të jetë dhënë leja e ndërtimit për Tunelin e Llogarasë, një projekt që është në fazë prokurimi dhe për të cilin afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 28 korriku.
Tuneli i Llogarasë është një nga projektet e kushtueshme infrastrukturore të hapur nga qeveria këtë vit me një fond limit mbi 18 miliardë lekë.























