Gërxhaliu: Të mendohet rritja ekonomike 7.9% është mjaft optimiste
Njohësit e çështjeve ekonomike në Kosovë, vlerësojnë se rritja ekonomike prej 7.9% është e paarritshme. Sipas tyre, Qeveria e Kosovës nuk është duke bërë asgjë për rritjen ekonomike, dhe kjo shifër po cilësohet si premtim i dëshiruar por vështirë i realizuar.
Njohësi i rrethanave ekonomike, Safet Gërxhaliu është shprehur se edhe pse kohëve të fundit ka të hyra të mira, ato gjithsesi nuk mjaftojnë.
“Prandaj të mendohet rritja ekonomike 7.9% është mjaft optimiste, është një premtim i dëshiruar por vështir i realizuar edhe përkundër asaj që ka indikator pozitiv, siç janë rritja e të hyrave në doganat e Kosovës, rritja e të hyrave në Administratat Tatimore të Kosovës, dhe prania e një numri shumë të madh të diasporës në Kosovë, por fillimisht duhet të identifikohet se cila është baza e kësaj rritje”, tha ai.























