Publikohet anketa për klimën e të bërit biznes e të investimeve në Kosovë
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) ka publikuar anketën e saj të 7-të për klimën e të bërit biznes dhe të investimeve në Kosovë.
Anketa përmban vlerësime të kompanive anëtare të OEGJK-së, që janë kryesisht kompani gjermane apo kompani vendore që kanë marrëdhënie tregtare me Gjermaninë si dhe investitorëve të tjerë të huaj mbi situatën ekonomike dhe klimën e investimeve në Kosovë.
Kjo anketë zhvillohet në mënyrë të koordinuar nga Odat Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë në Evropën e Mesme dhe Evropën Lindore.
Disa fakte për t'u theksuar:
1. Kompanitë e vlerësojnë perspektiven e ekonomisë së Kosovës në vitin vijues me 28% mirë; 44% e pandryshueshme dhe 28% keq.
2. Kompanitë e vlerësojnë gjendjen e industrisë së tyre në vitin vijues me 42% mirë; 41% e pandryshueshme dhe 16% keq.
3. Lidhur me numrin e të punësuarve në kompanitë e tyre në vitin vijues, 44% mirë; 42% e pandryshueshme dhe 14% keq.
4. Lidhur me investimet në kompanitë e tyre në vitin vijues, 46% mirë; 35% e pandryshueshme dhe 19% keq.
5. Lidhur me disponueshmërinë e punonjësve të kualifikuar, kompanitë vlerësojnë me 6% si shumë të kënaqur; 19% të kënaqur; 31% mesatarisht të kënaqur; 35% të pakënaqur dhe 10% shumë të pakënaqur.
6. Kosova renditet në vendin e 19-të sa i përket atraktivitetit të lokacionit, nga gjithsej 20 shtete (4.5 pikë).
7. Investitorët që tashmë janë në Kosovë e vlerësojnë më mirë Kosovën si vend për të investuar me 2.8 pikë (1=shumë atraktiv......6=aspak atraktiv).
8. Lidhur me pyetjen se a do ta zgjedhnit sërish shtetin e tanishëm si vend për të investuar, kompanitë nga Kosova janë përgjigjur me 79% Po dhe 21% Jo.
Raportin e detajuar mund ta shkarkoni në këtë link:























