Pas Italisë, “Binance” goditet nga Hong Kongu dhe Lituania
BKT
Ekonomi

Pas Italisë, “Binance” goditet nga Hong Kongu dhe Lituania

“Binance” pësoi një goditje deri sa rregullatorët në Hong Kong dhe Lituani lëshuan paralajmërime rreth këmbimores së kripto-valutave.

Të enjten rregullatori i letrave me vlerë të Italisë, ”Consob”, paralajmëroi se ”Binance” nuk ishte i autorizuar të ofronte shërbime investimi, ndërsa në qershor Autoriteti i Sjelljes Financiare ndaloi këmbimoren  të funksiononte në Britani, përcjell Klankosova.tv.

Një zëdhënës i ”Binance” tha se faqja e saj në internet nuk funksiononte nga Italia dhe se njoftimi i ”Consob” nuk kishte asnjë ndikim të drejtpërdrejtë në shërbimet e tij.

“Ne marrim një qasje bashkëpunuese në punën me rregullatorët dhe ne i marrim shumë seriozisht detyrimet tona të pajtueshmërisë,” shtoi ai.

Me vëzhgimin e sektorit të kriptovalutave në rritje në të gjithë botën mes shqetësimeve për mbrojtjen e konsumatorit dhe përdorimin e monedhave dixhitale për pastrim parash dhe aktivitete të tjera kriminale, autoritetet muajt e fundit i kanë drejtuar gishtin ”Binance”.


MË SHUME NGA Ekonomi