Doza e tretë e vaksinës nuk rekomandohet për të sëmurët me kancer

Doza e tretë e vaksinës nuk rekomandohet për të sëmurët me kancer

Autoritetet izraelite kanë njoftuar se pacientët me kancer nuk përfshihen në listën e personave me sëmundje bashkëshoqëruese, që duhet të bëjnë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.

Javën e kaluar Izraeli filloi procesin e vaksinimit me dozën e tretë për personat me sistem imunitar të dobët, përfshirë dhe disa pacientë me kancer.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë u tërhoq nga  vendimi i saj, duke thënë se pasi studiuan të dhënat e qindra pacientëve nga pavijonet e onkologjisë, "nuk rekomandohet të vaksinohen në këtë fazë të " për herë të tretë, personat e diagnostikuar me kancer.


Studim / Covid-19 rrezikon të rinjtë: Nuk është sëmundje të moshuarish dhe personash delikatë
Shteti izraelit nisi fushatën e vaksinimit në dhjetor të 2020, falë një marrëveshjeje me gjigantin farmaceutik Pfizer, që furnizoi vendin me miliona doza në këmbim të të dhënave për efektet e vaksinës që zhvilloi me BioNTech.

Dy laboratorët njoftuan më 8 korrik se duan të aplikojnë për leje, për dozën e tretë të vaksinës  në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

Sidoqoftë, autoritetet evropiane thonë se është "ende herët" për të ditur nëse një dozë e re është me të vërtetë e nevojshme dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë është e shqetësuar për mundësinë e një dozë të tretë.