Gërxhaliu: Krijimi i Gjykatës Komerciale, rrit besueshmërinë e bizneseve
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu, thotë se duhet të tregohet kujdes i shtuar në përzgjedhjen e kuadrit, derisa shton se do të jenë të nevojshëm më tepër se 20 gjykatës.
“Një ndër dëmet më të mëdha që ju ka bë Kosovës që nga viti 1999 e këndej është mungesa e sundimit të rendit dhe ligjit, dhe dua të besoj që një ligj i tillë do ti ketë efektet e veta, por vlen të theksohet që Kosova nuk vuan nga mungesa e ligjeve mirëpo vuan nga mos zbatimi i tyre, prandaj dua të besoj që nuk i bëhet nder Kosovës që të kemi vetëm duplifikim, të barten të njëjtat kompetenca që ka pasur Departamenti Komercial në nivel të Gjykatës Themelore dhe duhet të kemi kujdes në zgjedhjen e kuadrit që duhet të jenë në këtë gjykatë, dhe duhet të jenë më tepër se 20 gjykatës dhe nëse vlera e tyre matet me përkatësi politike do të jetë rrugë e dështuar. Është një besueshmëri te bizneset vendore se me të vërtet do të eliminohet burokracia dhe nuk do të ketë pritje me vite për zgjedhjen e problemeve të ndryshme”.
“Nuk besoj se një gjykatë e tillë do të jetë funksionale para një vit e gjysmë, dokumentacioni që është i nevojshëm, sepse nuk mjafton vetëm ligji, dhe qeveria duhet ti përshpejtojë këto procese. Duhet të kemi kujdes në kuadrin e zgjedhur, duhet të ketë një pavarësi më të madhe sa i përket influencës politike”.























