Profesori i Bujqësisë flet për benefitet nga korrje-shirjet e këtij viti
Ndërsa gjendemi në kohën e pjekjes së drithërave të bardha, është profesori i Bujqësisë, Imer Rusinovci, ai i cili ka folur për rëndësinë e korrje shirjeve dhe rezultateve të tyre për këtë vit.
Ai u shpreh në Klan Kosova, se ky vit, është më karakteristik sa i përket benefiteve nga prodhimtaria e grurit.
”Për dallim nga vitet e tjera, ky vit është ma specifik kishim një mars, prill, maj relativisht të ftoftë në raport me vitet e tjera, dhe me gjysmën e dytë të qershorit dhe përkatësisht fillimin e korrikut me vapë të madhe që ndikoi në shtyrjen e korrjeve shirjeve, vala e nxehtë ndikoi në reduktimin dhe zvogëlimin e peshës hetelektare, që ne e quajmë ragmanin e mbjelljes”.
”Rezultatet janë më të ndryshme nëse marrim pikat ekstreme, domethënë minimumi dhe maximumi kemi të bëjmë me një variacion prej tre tonë për hektarë deri në shtatë hektarë, varësisht nga zbatueshëria agroteknike, kjo i bie se edhe këtë vit do të kemi një prodhimtari mesatare të grurit rreth katër tonë për hektar, që nuk është e kënaqshme për nivelin e produktivitetit në bujqësinë primare”.
Ndërsa sa i përket se sa ka mundësi Kosova të kultivojë të gjithë grurin e nevojshëm për nevojat vjetore tha se ndodhemi larg sidomos kur krahasohet me nivelin që ishte në vitet e ’80/’90-ta.
”Realisht ne ndodhemi larg që të bëhet kjo duhet të ndërpritet uzurpimi i tokave bujqësore dhe të rritet produktiviteti i bujqësisë primare, të shtohen sipërfaqet kultivuese me grurë, për dallim nga vitet ’80/’90-ta kur Kosova kultivonte rreth 100 mijë hektarë me grurë sot është dukshëm ky trend në rënie për 30-35 përqind në raport me periudhën paraprake”.
Teksa për misrin, Rusinovci tha se është çelësi i zhvillimit ekonomik në sektorin e bujqësisë.
”Misri është çelësi i zhvillimit ekonomik në sektorin e bujqësisë, është promotor i zhvillimit të blegtorisë, qoftë i industrisë së qumështit, qoftë asaj të mishit, të vezëve etj. Kosova me prodhimtari të misrit qëndron larg rezervave, realisht edhe këtë vit Kosova do të jetë e varur nga importi, thënë thjeshtë krejt sipërfaqja punesese që punohet në Kosovë, e cila është mbi 300 mijë hektar, gjysma e saj është e mbjellur me grurë dhe misër, kjo tregon rëndësinë që kanë këto dy kultura”.
Nga minuta e 18 në videon e mëposhtme mund ta gjeni intervistën me profesorin Imer Rusinovci.























