Murati: Bonot e Diasporës mundësi e mirë për investimet e kursimeve

Murati: Bonot e Diasporës mundësi e mirë për investimet e kursimeve

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se pas arritjes së afatit kohor të maturimit (3 vite dhe 5 vite), investimi u kthehet në shumën e plotë që keni investuar.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë, ka filluar shitja e Bonove të Diasporës. 

Bonot e Diasporës janë mundësi e mirë që ju t’i investoni kursimet tuaja duke i vënë ato në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit, dhe njëkohësisht të përfitoni edhe interes nga investimi juaj. 

Pas arritjes së afatit kohor të maturimit (3 vite dhe 5 vite), investimi u kthehet në shumën e plotë që keni investuar. 

Afati deri kur mund të investoni në Bono të Diasporës është data 18 gusht, dhe këtë mund ta bëni duke u drejtuar në njërën nga bankat partnere, nëpërmes të cilave bëhet shitja. 

Më poshtë keni një ilustrim se si do të dukej plani i interesit që do të përfitohej, bashkë me kthimin e investimit orgjinal në përfundim të afatizimit/maturitetit.