Kurtishaj: Për kosovarët, Shqipëria mbetet destinacioni kryesor për pushime
BKT
Ekonomi

Kurtishaj: Për kosovarët, Shqipëria mbetet destinacioni kryesor për pushime

Shqipëria është destinacioni kryesor për Kosovën. Kosova është ajo që e mban turizmin e Shqipërisë, andaj duhet që të kushtohet vëmendje turistëve të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës dhe kryetar i shoqatës së transportit të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, tha se turistët nga Kosova po vazhdojnë të jenë patriotë për të vizituar Shqipërinë.

"Për kosovarët, Shqipëria është destinacioni kryesor për pushime verore, pothuajse të gjitha qytetet bregdetare po vizitohen nga kosovarët" tha ai për Report TV.

Kurtishaj ka ftuar turistët nga Shqipëria, të vizitojnë Kosovën.

"Ka ardhur koha, që të rrisim bashkëpunimin mes dy vendeve dhe një kombi, të rrisim shkëmbimet", tha ai.

Kryetari i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës dhe kryetar i shoqatës së transportit të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ftoi bizneset nga Shqipëria të mos varen vetëm nga turistët perëndimor, pasi që ata vetëm për dy muaj janë në Shqipëri, ndërsa kosovarët janë turistë tërë vitin.


MË SHUME NGA Ekonomi