11:02 / 23.07.2021
Aeroplani me emrin “Nëna Terezë” në Aeroportin e Prishtinës
Në Aeroportin e Prishtinës ka ardhur një aeroplan me emër të veçantë. Aeroplani i kompanisë “My Wings” quhet “Nëna Terezë”.
Ky aeroplan është i tipit “A319”. “Nëna Terezë” ka qëndruar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Shumë shpejtë ai do të jetë i gatshëm për të bartur pasagjerë.























