Kurtishaj ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Kroaci
Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj ka ngushëlluar familjet e viktimave të aksidentit në Kroaci.
“Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve do të jetë përkrah familjeve që sot humbën më të dashurit e tyre në këte tragjedi e cila ka shkaktuar vdekjen e njërit prej shoferëve dhe nëntë qytetarëve të tjerë të cilët po udhëtonin në drejtim të Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Telegrami i plotë:
Me pikëllim të thellë, shprehi ngushëllimet e sinqerta për familjarët dhe gjithë të afërmit e viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci!
Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve do të jetë përkrah familjeve që sot humbën më të dashurit e tyre në këte tragjedi e cila ka shkaktuar vdekjen e njërit prej shoferëve dhe nëntë qytetarëve të tjerë të cilët po udhëtonin në drejtim të Kosovës.
Gjithashtu, të gjthë të lënduarëve nga ky aksident i’u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë!
Me respekt,
Ruzhdi Kurtishaj
Kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve























