Nevoja për themelimin e Gjykatës Komerciale
BKT
Ekonomi

Nevoja për themelimin e Gjykatës Komerciale

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon Tryezën e Diskutimit me temë: “THEMELIMI I GJYKATËS KOMERCIALE NË KOSOVË: Nevoja për themelimin e saj, sfidat dhe pritshmëritë”

Kjo Tryezë Diskutimi ka për qëllim të diskutojë mbi nevojën e krijimit të Gjykatës Komerciale, problemet shoqëruese të krijimit të një gjykate të tillë, rregullimin e propozuar si dhe ndikimin e saj në sistemin e drejtësisë në Kosovë, sfidat dhe rrugën përpara.

 

Në fillim të diskutimit, GLPS do të prezantoj analizën e politikave të titulluar: “Më shumë dëm se sa dobi: Një analizë mbi propozimin e krijimit të Gjykatës Komerciale në Kosovë”. Analiza trajtonme theks të veçantë departamentin për çështje ekonomike dhe departamentin për çështje administrative, gjetjet e procesit të Rishikimit Funksional të Sistemit të Drejtësisë në Kosovë, projektligjin aktual për gjykatën komerciale dhe argumenton qëndrimin mbi krijimin e një gjykate të tillë.

 


MË SHUME NGA Ekonomi