Gjatë 5 viteve të fundit eksporti është rritur me 20%

Gjatë 5 viteve të fundit eksporti është rritur me 20%

Në vitin 2020 Bullgaria ka eksportuar mallra me vlerë 31.8 miliardë dollarë. Kjo është një rënie prej 4.4% krahasuar me 2019-ën, kur para pandemisë eksporti ka qenë 33.4 miliardë dollarë.

Vendi ngjitet në pozicionin e 58-të midis të gjithë eksportuesve në të gjithë botën. Për krahasim, në vitin 2019 Bullgaria ka qenë në vend të 60.

Në BE Bullgaria renditet e 21-ta për sa i përket eksportit, ndërsa në vitin 2019 ajo ka qenë në vend të 20-të, njoftoi Dhoma Bullgare e Tregtisë. Pjesa më e madhe e eksportit në vitin 2020 i detyrohet elektronikës - për 3.5 miliard dollarë.

Gjatë 5 viteve të fundit eksporti bullgar është rritur me 20%. Për krahasim, eksporti botëror konstaton një rritje prej 3% për këtë periudhë, dhe në vitin 2020 ka një rënie prej 7 përqind. Rritja e konkurrencës është kryesisht për shkak të kompanive ndërkombëtare në Bullgari dhe më pak për kompanitë vendase, vë në dukje Dhoma Bullgare e Tregtisë.