08:17 / 02.08.2021
Nga aksidenti dëmtohen asetet e KEDS-it
Si pasojë e një aksidenti, sot në orët e para të mëngjesit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në asetet e KEDS, ku për pasojë i gjithë stabilimenti shpërndarës i energjisë për një pjesë të lagjes Kodra e Trimave (Prishtinë) ka dalur jashtë funksioni.
"Ekipet tona, me të pranuar informatën kanë dalur menjëherë në terren, ku fillimisht kanë bërë eleminimin e çdo rreziku eventual dhe kanë filluar punimet në rregullimin e këtij trafostacioni.
Për shkak të dëmeve të mëdha të shkaktuara, punimet në sanimin e tyre mund të marrin kohë. Sidoqoftë, ekipet e KEDS do të bëjnë të pamundurën në rikthimin e energjisë në kohën më të shpejt të mundshme.
KEDS do ju mbajë të informuar nga terreni lidhur me këto punime", ka njoftuar KEDS.























