09:36 / 02.08.2021
Rusinovci: Nuk kemi nevojë për `tokë të djegur`
Profesori i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Imer Rusinovci, tha se toka bujqësore është çelësi i suksesit në çdo fermë të mirë, e cila duhet të shfrytëzohet përmes menaxhimit të kujdesshëm.
" Nëse i ndezni hamujtë, do të jeni armiku më i madh i prodhimeve bujqësore, duke e rrezikuar mikroflorën dhe mikrofaunën në pjesën e shtresës punuese, me ç'rast humbni masën organike e cila mund të transformohet në asimilate bimore !", tha ai.























