10:10 / 03.08.2021
KEDS me lidhje të reja për diasporën kosovare
Drejtoresha për Komunikime në KEDS, Naxhije Pajaziti-Arifaj e ftuar në emisionin e mëngjesit në RTK ka prezantuar kampanjën për lidhje të reja për diasporën.
Ajo ka treguar se si KEDS ka krijuar një sistem të posaqën të identifikimit të kërkesave për lidhje të reja për diasporën, që nënkupton se këto kërkesa po merren me prioritet nga kompania.
Kjo përkthehen në më pak pritje për Diasporën në rastet kur ata duan të energjizojnë objektin e tyre të banimit.
Pajaziti- Arifaj ka folur më shumë për procesin e aplikimit, ku bashkatdhetarët duhet të kenë me vete dokumentin e identifkimit nga diaspora dhe informata të tjera të nevojshme për ta.
Ndiqni interistën e plotë























