Çekia ofron mbështetje për arritje të standardeve europiane
BKT
Ekonomi

Çekia ofron mbështetje për arritje të standardeve europiane

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur sot në takim Udhëheqësin e Ambasadës të Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek si dhe këshilltarin e tij, Květoslav Sulek.

Gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli dhe z. Bílek kanë diskutuar rreth bashkëpunimit të deritanishëm mes Kosovës dhe Republikës Çeke për punën e Qeverisë së Kosovës gjatë 100 ditëshit të parë të punës si dhe për fokuset e Ministrisë së Ekonomisë.

Tutje, Ministrja dhe kreu i ambasadës çeke kanë diskutuar rreth ngjashmërive mes Kosovës dhe Republikës Çeke sa i përket zhvillimit ekonomik, përgatitjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe arritjes së standardeve të BE-së në sektorë të ndryshëm.

Z. Bílek ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar nga afër me Ministrinë e Ekonomisë dhe Qeverinë e Kosovës në përgjithësi pasi Republika Çeke mbetet shumë aktive në investime të sektorit të energjisë dhe atij të minierave, të dyja këto prioritete të Ministrisë së Ekonomisë.


MË SHUME NGA Ekonomi