22:16 / 04.08.2021
Guvernatori Sejko prezanton raportin 3 mujor të politikës monetare
Guvernatori i Shqipërisë, Gent Sejko, prezantoi raportin tremujor të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.
Sejko u shpreh se zhvillimi ekonomik i vendit shfaqet i qëndrueshëm. Sipas tij inflacioni mbete ende nën objektiv edhe pse pati një rritje të fortë nga çmimi karburantit dhe artikujt ushqimorë.
Banka e Shqipërisë u shpreh Sejko do vazhdojë të stimulin monetar. Edhe pse ekonomia u rrit në tremujorin e parë pagat dhe punësimi mbeten të plogështa, u shpreh guvernatori.
Sipas raportit, parashikimet tregojnë se rritja ekonomike do të vazhdojë. Goditjet që mund të vijnë nga pandemia mbeten ende një rrezik për ekonominë tonë u shpreh guvernatori në mbyllje të fjalës së tij./tch























