14:32 / 05.08.2021
Deputetët për 3 muaj shpenzojnë rreth 7 mijë euro për shpenzime telefonike
Shpenzimet telefonike të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për tre muaj i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 6 mijë e 912 euro.
Në raportin që ka siguruar KosovaPress për shpenzimet e legjislativit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, deputetët për muajt prill, maj dhe qershor, shpenzuan më së shumti për mbushje telefonike “Vala”, nga operatori Telekomi i Kosovës, saktësisht 6 mijë e 88 euro.
Ndërsa, rreth 824 euro tjera u shpenzuan për shpenzime të tjera telefonike.
Të njëjtin raport, të mërkurën Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e miratoi me shumicë unanime.
























