Bëhet demolimi i katër kullave të një termocentrali në Britani
BKT
Ekonomi

Bëhet demolimi i katër kullave të një termocentrali në Britani

Katër nga tetë kullat e ftofjes në termocentralin me qymyr në North Yorkshire të Britanisë janë demoluar. Kullat 90-metërshe në Eggborough afër Selby janë demoluar pak pas orës 8 të mëngjesit, pasi kishin qëndruar aty për 50 vite.

Procesi i demolimit dhe eksplodimit është vëzhguar nga qytetarë të shumtë ndërsa të gjitha rrugët që shpiejnë te kullat ishin bllokuar nga policia.

Termocentrali 2,000 megavatësh është dekomisionuar në vitin 2018, pasi nuk ishte financiarisht i qëndrueshëm.

Termocentrali ka filluar operimin në vitin 1967 dhe ka prodhuar mjaftueshëm për të mbuluar nevojat e konsumatorëve në Leeds dhe Sheffield.

Një vit pas dekomisionimit, e gjitha zona e termocentralit është përvetësuar nga grupi St Francis. Të fundit janë duke planifikuar ndërtimin e një parku industrial pas demolimit të kullave tjera të mbetura.


MË SHUME NGA Ekonomi