Nigeria dhe Koreja e Jugut marrëveshje prej 13 milionë dollarësh
BKT
Ekonomi

Nigeria dhe Koreja e Jugut marrëveshje prej 13 milionë dollarësh

Nigeria dhe Koreja e Jugut nënshkruan një memorandum mirëkuptimi prej 13 milionë dollarësh për e-qeverisje.

Sipas Agjencisë Nigeriane të Lajmeve, Ministria e Komunikimeve dhe Ekonomisë Digjitale e Nigerisë ka bërë një marrëveshje me Agjencinë Koreane të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (KOICA) për zhvillimin e qeverisjes elektronike të vendit.

Ministri nigerian i Komunikimit dhe Ekonomisë Digjitale, Isa Ali Pantami, pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit, tha se faza e parë e projektit të qeverisjes elektronike të vendit të tij përfundoi në vitin 2019 dhe se kjo marrëveshje me Korenë do të ndihmojë për fazën e dytë.

Pantami deklaroi se me këtë marrëveshje, aktivitetet dhe proceset e institucioneve publike do të digjitalizohen plotësisht.

Drejtori i KOICA-s në Nigeri, Woochan Chang, tha se marrëveshja synon të mbështesë transformimin digjital në Nigeri.


MË SHUME NGA Ekonomi