Mbi 3 milionë turistë vizitojnë Antalinë
Antalie, e cila është një nga qendrat e rëndësishme të turizmit në botë dhe është bërë adresa e turizmit të shëndetshëm dhe të sigurt gjatë epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), priti 3 milionë e 396 mijë turistë në 7 muaj.
Antalie, e cila është një nga qendrat e rëndësishme të turizmit në botë dhe është bërë adresa e turizmit të shëndetshëm dhe të sigurt gjatë epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), priti 3 milionë e 396 mijë turistë në 7 muaj.
Antalie, e famshme për detin, rërën, diellin, hotelet luksoze, gjiret, qytetet historike dhe atraksionet turistike, mirëpret turistë nga vende të ndryshme të botës.
Qyteti, i cili është bërë adresa e një pushimi të shëndetshëm dhe të sigurt në kuadër të "Programit të Certifikimit të Turizmit të Sigurt" të filluar gjatë pandemisë së Covid-19 nën koordinimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, përshkruhet si "kryeqyteti i turizmit" për sa i përket numrit të turistëve që pret.
Turistët që kanë përfunduar pushimet e tyre në zonat turistike në Antalie gëzojnë kthimin në vendet e tyre të shëndetshëm dhe të sigurt.
Normat e mbushjes së hoteleve ishin shumë më të larta se vitin e kaluar, gjë që kënaqi përfaqësuesit e turizmit.
Sipas Drejtorisë Rajonale të Kulturës dhe Turizmit, gjatë periudhës 1 janar-31 korrik Antalien, e cila vitin e kaluar mirëpriti 760 mijë e 203 mysafirë, këtë vit u vizitua nga 3 milionë e 396 mijë turistë.
Rusia dërgoi më së shumti mysafirë në qytet me 1 milionë e 127 mijë e 716 turistë.
Rusia u pasua nga Ukraina me 670.930 mysafirë, Gjermania me 389.405, Polonia me 175.570 dhe Kazakistani me 98.683 turistë.(trt).























